Loading…
“Hollyshit” në Prishtinë
  • 13/12/2017 | 18:44

...

Bazuar në “Gurë në xhepat e tij” nga autorja Marie Jones Nesër më 14 dhjetor vjen premiera e shfaqjes “Hollyshit”, me regji të regjisorit Ilir Bokshi e producente Albulena Kryeziu.  


Bazuar në “Gurë në xhepat e tij” nga autorja Marie Jones Shfaqja është një tragjikomedi për një qytezë-provincë e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian të cilët vijnë për të xhiruar një film. Në qendër të storjes janë Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, janë punësuar si statistë filmi.

Komedia rrjedhë nga përpjekjet e produksionit që të krijojnë një “ndjesi provinciale” -një nocion romantik, i cili shpesh bie ndesh me realitetin jetësor. Në shfaqje luajnë aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi, ndërsa pas skene ka një ekip në përbërje të: dramaturg-Shkëlzen Berisha, asistent regjie-Butrint Pasha, muzika-Art Lokaj, kostumografe-Albulena Borovci e producente Albulena Kryeziu.

Producentja Albulena Kryeziu për portalin RTV 21 bëri të ditur se “Hollishit” është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë e K.K.

Prishtinës dhe teatri AAB “Faruk Begolli”. Kryeziu tha se kjo shfaqje ka për synim udhëtimin nëpër festivale të ndryshme. Kjo shfaqje vjen premierë në Teatrin Dodona në kryeqytet nesër me fillim nga ora 19:30.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë