Loading…
Homazhe për aktoren Jeanne Moreau edhe në Prishtinë (Foto)
  • 10/08/2017 | 16:25

...

Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë do të shfaq filmin “Jules dhe Jim” (François Truffaut, 1961) ditën e enjte, më 10 gusht në ora 20:00 në Aleancën Franceze në Prishtinë. 


Sinopsisi: Paris para Luftës së Parë Botërore. Jim, një francez, dhe Jules, një austriak, janë miq të pandashëm. Ata bien në dashuri me të njëjtën grua, Catherine, por ajo vendos të martohet me Jules.
Pas luftës, Jim i bashkëngjitet çiftit në Austri. Catherine pranon se nuk është e lumtur me Jules, i cili pranon që gruaja e tij të këtë të dashur Jim.
Por Catherine është përjetësisht e pakënaqur dhe gjithnjë ndryshon mendjen për zgjedhjen e saj në dashuri .
Filmi do të shfaqet në gjuhë frënge me titra në gjuhën shqipe.

Ky rast do të jetë një mundësi homazhi për aktoren Jeanne Moreau, e cila ka ndërruar jetë më 31 korrik, 2017.

Jeanne Moreau, artiste e madhe franceze, ka luajtur në më shumë se 100 filma dhe ka marrë çmime të shumta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë