Loading…
Homazhe për Ramiz Kelmendin
  • Jan 12, 2017 | 08:25

...

Sot në orën 10:30 në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës do të zhvillohen homazhe para arkivolit të gazetarit, publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi.


Kurse duke filluar nga ora 12:30 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet edhe komemoracioni kushtuar jetës dhe veprës së Kelmendit.

Varrimi i të ndjerit di të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në orën 14:00.

Gazetari dhe publicisti Kelmendi ndërroi jetë të mërkurën në moshën 86 vjeçare.

Kelmendi hapi shkollën e parë të gazetarisë”Faik Konica” në Kosovë. Ai ishte njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të vendit. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë