Loading…
Honda Fit spiunohet gjatë fazës testuese, nuk është as afër prezantimi
  • 01/10/2018 | 19:55

...

Besohet të jetë në fazat fillestare të testimit në rrugë

Të gjithëve iu pëlqen Honda Fit, pasi është ‘makina më e lirë dhe e mirë në treg’, transmeton Telegrafi.

Vetura me enterier të bollshëm, që ofron shumë komoditet, është edhe e mirë për vozitje, pasi është e pajisur me gjashtë shpejtësi manuale.

Madje, Fit ofron edhe sistem të avancuar sigurie dhe kontroll të ngasjes, që zakonisht e gjejmë vetëm te makinat e shtrenjta.

Deri më tani, kemi mësuar se Fit do të pësojë ndryshime të lehta, por Honda duket se e ka mbajtur fshehtë, sepse versioni që është parë gjatë fazës testuese në rrugë ka ndryshime të konsiderueshme.

Për fat të keq, Fit është në fazat fillestare të punimit dhe nuk është as afër prezantimit, andaj duket se këto janë evidencat e para të kësaj makine.

Për gjeneratën e katër të Fit që lansohet më 2020, mund të jenë rezervuar befasi të shumta, siç mund të jetë edhe një sistem tërësisht elektrik. Mund të jetë duke u punuar edhe sistemi hibrid, me mundësi të huazohet prej Insight.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë