Loading…
Hoti flet për iniciativën kundër Speciales – si do të veprojë LDK’ja
  • 12/01/2018 | 23:02

...

Avdullah Hoti ka treguar si do të veprojë LDK-ja pasi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit do të diskutohet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, iniciativë që ka nxitur kundërshtimin e misioneve më të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë.

Shefi i deputetëve të LDK’së në Kuvend ka reaguar pasi në rendin e ditës së Kryesisë së Kuvendit për mbledhjen e së mërkurës është përfshirë edhe shqyrtimi i kërkesës së organizatave të veteranëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Hoti tha për KALLXO.com se Kosova nuk guxon të çojë sinjale se frikësohemi nga drejtësia ndërkombëtare.

“Nuk guxojmë dhe nuk duhet të çojmë sinjale te partnerët se kemi frikë nga drejtësia europiane”, tha Avdullah Hoti.

Ai tha se LDK-ja me kohë do të vendosë se çfarë qëndrimi do të marrë rreth pjesëmarrjes apo jo në mbledhje të kryesisë.

“Do të vendosim me kohë. Ju e dini qëndrimin tonë për këtë çështje”, tha Hoti.

Më 22 dhjetor 2017 kur 43 deputetë nënshkruan nismën për shfuqizimin e ligjit që themeloi Specialen, dy herë Kryesia e Kuvendit nuk mundi të mblidhet për mungesë kuorumi. Aty nuk shkuan përfaqësuesit e VV’së dhe LDK’së.

Ambasadorët e shteteve të fuqishme në Kosovë, por edhe Zyra e BE-së vazhdimisht kanë kundërshtuar këtë nismë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë