Përveç rritjes së të hyrave janë kursyer mijëra euro.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se gjatë muajit janar të hyrat janë rritur me 4.7 përqind dhe janë kursyer 660 mijë euro.
Përmes rrjetit social facebook ai ka thënë se të gjitha të dhënat për të hyrat konfirmojnë zhvillime pozitive në aktivitetet ekonomike. Të hyrat gjatë janarit 2017 janë rritur me 4.7% krahasuar me janarin 2016.
Ndërsa të hyrat vendore janë rritur me 3.5 përqind, që krahasuar me vitin e kaluar janë 1.5 milion euro më shumë, shkruan ministri.
Sipas tij, të hyrat vetanake gjatë janarit janë rritur me 8%, ndërkaq të hyrat nga tantiema kanë qenë 7.7 mil euro dhe nga taksa koncesionare e Aeroportit 1.9 mil euro.
Ndërkaq shpenzimet janë rritur me 2.3 përqind duke arritur në 80 milion euro./Gazetametro.net