Loading…
Hoti: Nga viti 2014 ka humbur logjika politike në Kosovë
  • 08/11/2018 | 23:52

...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se PDK-ja këto vite ka ndarë pushtet me partnerët qeverisës shumë më tepër se që është dashur.


“Nga viti 2014 ka humbur logjika politike në Kosovë. Nga ajo PDK ka ndarë pushtetin shumë më tepër se që realisht i ka takuar të ndajë”, tha Hoti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Rexhep Hoti thotë se po të ishte dëgjuar Kadri Veseli në PDK, ky subjekt politik nuk do të futej në koalicion as me LDK-në në vitin 2014 duke bërë kryeministër Isa Mustafën, as nuk do të bëhej koalicioni i madh PAN që bëri kryeministër Ramush Haradinajn.

“Nëse ishte dëgjuar Kadri Veseli nuk ishte bërë koalicioni as herën e parë me Isa Mustafën e as tash…Veseli nuk ka faj në këtë çështje. Kemi dëgjuar faktorë tjerë në PDK”, tha ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se ky subjekt politik do të kishte pozita më të favorshme nëse ishte dëgjuar këshilla e Veselit.

“Po të ishte dëgjuar Kadri Veseli situata në subjektin tonë politik do të ishte më e mirë se që është”, tha ai.

Hoti ka thënë se megjithatë askush sikur Thaçi nuk ka ndarë pushtetin në Kosovë, prandaj ai meriton edhe të udhëheq me dialogun.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë