Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa po qëndron për vizitë në Bruksel, ku edhe ka prezantuar Programin e Reformës Ekonomike 2017-2019.
Hoti ka prezantuar bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë për të arritur këto prioritete strategjike:
– përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë;
– luftimin e ekonomisë informale;
– reformimin e sektorit të energjisë, dhe
– lidhja më e mirë e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës.
“Prioritetet e harmonizuara me Komisionin Evropian janë edhe prioritete të Qeverisë sime që do ta drejtoj pas 11 qershorit. Përmirësimi i mjedisit të biznesit forcon konkurrencën e brendshme dhe nxit investimet e jashtme. Në këtë mënyrë sigurojmë më shumë vende pune, më shumë taksa për shtetit dhe më shumë mirëqenie sociale për qytetarët”, ka shkruar Hoti, duke shprehur kështu bindjen se koalicioni i tij do të dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Ai shtoi se koalicioni se LDK-AKR-Alternativa është e vetmja shpresë për një arsim cilësor për fëmijët. /gazetametro.net