Loading…
Hoxhaj e liron imagjinatën: Shekulli 21 do të jetë vit i shqiptarëve
  • 21/10/2018 | 23:52

...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në Kongresin e Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë, event ky i cili u mbajt në Shkup.


Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve Hoxhaj tha se në dy dekadat e funksionimit të saj, Lidhja Shqiptare në botë është angazhuar vazhdimisht për shqiptarët, evropianizimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe pavarësinë e saj si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër shtetet ku jetojnë.

“Shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik, ekonomik dhe shoqëror në përmbushjen e kësaj aspirate”, tha Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se duhet shpejtësi e re në rrugën eurointegruese duke i bërë shqiptarët pjesë të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera euro-atlantike.

Po ashtu ai shtoi se shqiptarët sot kanë më shumë stabilitet, më shumë të drejta politike, janë më të fortë ekonomikisht dhe më të modernizuar si shoqëri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë