Loading…
Hoxhaj i reagon Mustafës: Përgjigju pse po e pranon në shtëpi atë që të gjuajti me molotov
  • 12/10/2018 | 17:36

...

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar Isa Mustafës pas një shkrimi të këtij të fundit në Facebook.


Isa Mustafa kishte shkruar se nuk do të bashkëpunojë me koalicionin qeverisës për dialogun me Serbinë duke kërkuar zgjedhje të reja, transmeton gazetametro.net

Ndaj këtyre deklaratave të Mustafës ka reaguar nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se ka respekt për të si profesor universiteti dhe si politikan, por se në politikë jo gjithmonë ka ditur të bëjë zgjedhjet e duhura.

Në lidhje me deklaratën e Mustafës se ai u rrëzua nga posti i kryeministrit në bashkëpunim edhe me VV’në, Hoxhaj ka thënë se vendimmarrja në atë kohë u bllokua nga deputetë të partisë së tij që nuk donin të votonin demarkacionin.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se Mustafa duhet t’ia shpjegojë elektoratit të LDK’së pse po pranon në shtëpi njerëz që më parë sulmuan shtëpinë e tij më molotov.

“Kam pasur dhe ende kam respekt për Isa Mustafën, si profesor dhe politikan. Megjithëse jo çdo herë në politikë ai ka bërë lëvizjet dhe zgjedhjet më të mira. Në një reagim të tij sot për zhvillimet aspak të këndshme lidhur me pamundësinë e votimin të demarkacionit nga qeveria e udhëhequr prej tij duke sulmuar PDK-në, do të ndalem në dy momente. E para, vendimmarrja e tij si kryeministër asokohe u bllokua nga një pjesë e partisë së tij, të cilët jo vetëm që i dolën kundër demarkacionit por as nuk e votuan atë për kryeministër. E dyta, Isa Mustafa po ankohet në një pjesë të qeverisë aktuale që sipas tij udhëhoqën protesta të dhunshme kundër demarkacionit para dy vitesh”, ka shkruar Hoxhaj.

“Por ai i mbetet borxh elektoratit të LDK-së t’ia shpjegoj pse i pranon në shtëpi ata që e gjuajtën me koktej molotovi, vezë, e gaz lotsjellës në çdo ditë të punës së tij. Në fund, pajtohem me kryetarin e LDK-së që duhet gjetur një nyje besimi për tu bërë bashkë në procesin e dialogut me Serbinë. Për PDK-në – është Kuvendi i Kosovës ku edhe LDK-ja duhet të bashkohet në takimet dhe diskutimet e ardhshme për të nxjerrë më të mirën e mundshme”, ka pëtfunduar Hoxhaj. /gazetametro.net
 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë