Loading…
Hoxhaj: Nëse Evropa s’e bën atë që duhet, s’kemi pse t’i besojmë më
  • 11/10/2018 | 18:57

...

Sipas zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, nëse liberalizimi i vizave nuk ndodh për kosovarët deri në fund të vitit 2018, Kosova s’do t’i besojë më Evropës.


Hoxhaj ka thënë në KTV se Kosova ka përmbushur edhe më shumë kritere se vendet tjera që tashmë kanë liberalizim vizash.

“Nëse nuk ka vendim pozitiv, s’kemi asnjë arsye t’i besojmë Evropës për asnjë gjë të vetme dhe të mundshme sepse ne kemi kryer punët”, ka thënë ai.

Hoxhaj po ashtu ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka vlerësuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të jetë ai që përfaqëson vendin në takim me palën serbe kur në tryezë është presidenti serb, por ka shtuar se Kuvendi duhet të ketë rol kryesor në procesin e dialogut.

Sipas tij, rezoluta e propozuar nga koalicioni qeverisës jep përgjigje të qartë për idenë e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve.

Ai ka thënë se në rezolutë shprehet qartë se “kufijtë, integriteti i Kosovës janë të paprekshëm”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë