Loading…
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron ndryshim të kufijve
  • 19/10/2018 | 22:24

...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me kufijtë e Kosovës.


Në RTV Dukagjini, Hoxhaj ka thënë se PDK dëshiron këtë territor dhe këta kufinjë, transmeton gazetametro.net

“Ne e duam këtë territor, këta kufij, këtë shtet siç e kemi ta komplotojmë duke marrë njohje të ndërsjellë me Serbinë e cila neve do të na mundësonte anëtarësimin në OKB. Ky është qëndrimi i PDK-së dhe qëndrimi i kryetarit Veseli”.

Ai ka shtuar se problemi në Kosovë nuk është vetëm ideja e shtyer përpara nga presidenti Thaçi por edhe fakti se s’kemi konsensus politik për hartimin e një dokumenti të mirëfilltë për dialogun me Serbinë.

“Problemi i Kosovës nuk është vetëm ideja e hedhur nga Thaçi, por problemi bazik është se ne nuk kemi një konsensus politike dhe nuk kemi një dokument të mirëfilltë për bisedimet me Serbinë”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë