Loading…
Hoxhaj: Serbia po fshehë të vërtetën e vrasjes së Ivanovic
  • 27/05/2018 | 22:57

...

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, duke thënë se edhe katër muaj pas vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, Serbia vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Kosovën.


Ai përmes një postimi në Tëitter shkruan se vrasja e Ivanoviqit para katër muajsh ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet fshihen në Beograd, pasi Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë, shkruan gazetametro.net.

“4 muaj që nga vrasja e Ivanoviqit dhe megjithatë Serbia refuzon të bashkëpunojë me Kosovën, sepse ata duan të fshehin të vërtetën dhe të pengojnë drejtësinë. Vrasja e tij ka rrënjë në politikën shkatërruese serbe dhe përgjigjet po fshihen në Beograd”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Këto reagime të Hoxhajt vijnë pas fjalëve të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ku sot akuzoi Prishtinën zyrtare se nuk është e interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviq, ndërsa i bëri thirrje misionit EULEX që të përfshihet seriozisht në zgjidhjen e këtij rasti.

Ndryshe, për këtë temë reagoi ditë më parë edhe ministri tjetër serb, Vulin, i cili drejtoi gishtin nga Kosova për përfshirje në këtë rast.

Sidoqoftë, Ivanovic tash e katër muaj cilësohet si i vrarë në mënyrë të mistershme para zyrës së tij në Mitrovicën Veriore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë