Loading…
7 fshatrat më të bukur në botë, mrekulli qindra vjeçare
  • 09/11/2017 | 17:13

...

Në botë ka shumë fshatra të tilla dhe secili prej tyre ka ndonjë veçori, megjithatë, specialistët e turizmit kanë arritur të identifikojnë dhe të përzgjedhin top-lista të fshatrave më të bukura në botë.


Këto fshatra zakonisht janë të vjetra qindra vjet, ndërsa për mrekulli dëshmojnë organizimin e shoqërisë nëpër shekuj, vlerat arkitektonike, peizazhet e virgjëra të natyrës, dhe dallimin mes civilizimeve në botë.

Më poshtë ju sjellim 7 nga këto fshatra të bukura:

Fshati Ma’an, Kinë

Fshati kinez Ma`anështë nje vepër e jashtëzakonshme arkitektonike që flet për organizimin e jetës të një prej civilizimeve më të vjetra në botë. Pullazet nga druri dhe shtëpitë e ngjeshura njëra-pranë tjetrës, tregojnë se si mund të organizohet jeta brenda një hapësirë të ngushtë.

 Fshati i Popajit, Maltë

Fillimisht, ky fshat nuk ishte ndërtuar për xhirimin e filmit “Popeye” (1980). Më të përfunduar xhirimet, ekipi i filmit e braktisi këtë vendbanim duke lënë prapa ngrehinat, ndërsa banorët lokalë u treguan shumë kreativë. Ata e shndërruan fshatin në një park argëtues dhe pikë atraktive turistike.

Fshatrat Berbere, Maroko

Fshati Berber i Marokos është një shembull i përkryer se si shtëpitë prej dheut mund t’u rezistojnë shekujve. Të ndërtuar nga dheu brenda shkëmbinjve, shtëpitë marokene dëshmojnë mbijetesën e njeriut në kushte të vështira jetese.

Fshati i bardhë, Spanjë

Fshati i bardhë Casares në Spanjë është një prej fshatrave më të bukura mesjetare. Shtëpitë janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën dhe u kanë rezistuar për mrekulli shekujve të tërë.

Fshatrat piktoreske, Francë

Roussillon, në Francë, është një zonë idilike rurale për t’u vizituar – përplot vreshta dhe djathë të shijshëm. Shtëpitë e bukura dhe rrugët e ngushta, janë ndërtuar në zonat që magjepsin me pamjen e tyre.

Fshati holandez, Holandë

Fshati holandez është një shembull i përkryer i orgaizmit të jetës dhe i shijës së mirë. Shtëpitë e vogla dhe të holla janë treguar si zgjidhje ideale për jetën familjare me qindra vjet.

Fshati antik, Japoni 

Fshati holandez është një shembull i përkryer i orgaizmit të jetës dhe i shijës së mirë. Shtëpitë e vogla dhe të holla janë treguar si zgjidhje ideale për jetën familjare me qindra vjet./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë