Loading…
Lojë e çmendur: Premier Liga e nis me 7 gola (Video)
  • 11/08/2017 | 22:58

...

Rikthehet Premier Liga, rikthehet futbolli spektakolar. Madje, futbolli i çmendur. Kjo është e vetmja fjalë që mund të përshkruajë takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Emirates Stadium” mes Arsenal dhe Leicester, shkruan gazetametro.net


Një takim ku janë realizuar shtatë gola, dy përmbysje dhe në fund ka pasur një fitues. Alexandre Lacazette ka zhbollkuar takimin pas vetëm dy minutash lojë.

Granit Xhaka ka shkëlqyer në ketë ndeshje ku ka dhënë edhe dy asiste për bashklojtarët e tij. Xhaka për dy minuta ka dhuruar dy asistime, njërin në minutën e 83 për Aaron Ramsey dhe tjetrin në minutën e 85 për Olivier Giroud.

Por gëzimi i vendasve ka zgjatur vetëm tri minuta, me “Dhelprat” që kanë arritur të barazojnë në minutën e pestë me Okzazakit, i cili është shërbyer nga Maguire. Njëzetekatër minuta më vonë ‘dhelprat’ kanë realizuar përmbysjen e papritur. Këtë herë autori ka qenë Jamie Vardy. Në minutat e fundit të pjesës së parë ka ardhur kundërpërgjigja e “Topçinjve”, të cilët kanë barazuar përmes  Welbeck.

Pjesa e dytë ka filluar poashtu furishëm me shumë spektakël, ku  janë shënuar edhe 3 gola të tjerë. Ndeshja është mbyllur në favor të Arsenalit me rezultat të ngushtë 4:3./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë