Loading…
Mijëra vezë të infektuara janë importuar në Britani
  • 10/08/2017 | 21:45

...

Rreth 700.000 vezë të infektuara nga përdorimi abuziv i insekticidit fipronilit në fazën e rritjes së pulave për vezë, janë importuar në Britaninë e Madhe, njoftoi sot Autoriteti britanik për sigurinë ushqimore.


“Është e mundur që numri i vezëve që janë futur në Britaninë e Madhe është rreth 700.000”, njoftoi Autoriteti britanik, raporton BBC.

“Kjo sasi përbën 0,007 për qind e vezëve të konsumuara çdo vit në vend”, shtoi ai.

Kjo sasi vezësh nuk është shitur direkt tek konsumatori, por është përdorur në prodhimin e produkteve ushqimore, kryesisht si shoqëruese në sandviçë dhe disa produkte të tjera të ngrira si sallata./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë