Loading…
Njeriu që ka ndërtuar 170 minare, tregon përvojat (Foto)
  • 18/06/2017 | 19:19

...

“Është shumë e vështirë për ta përshkruar, kjo për mua është një ndjenjë shumë e veqantë. Është njejtë sikur një futbollist shënon gol. Edhe unë ashtu ndihem kur arrij të mbarojë një punë. Nuk është eufori, por është plotë dashuri, plot shpirt”, ka shpjeguar Ramiz Ahmetoviçi.


Fjala minare, vjen nga fjala arabe “munara” që ka kuptimin e fjalës fener.

E hollë dhe e gjatë, e mbështetur në xhami, është minarja që veçohet si një tipar i rëndësishëm i shumë qyteteve në rajon dhe në botë. Gjithashtu e paraqesin simbolin e fesë islame, dhe është një formë shumë karakteristike në arkitetrurën islame.

Sikurse ndërtimi i minarës është shumë specifik, edhe ndërtuesi nuk është një ndërtues i thjeshtë, ka treguar 52 vjeçari Ramiz Ahmetoviçi, i cili deri më tani ka ndërtuar 170 minare.

E kemi takuar atë në Duradbegoviç Dolac, pranë Gornjeg Vakuf, ku ishte në punime e sipër për minarën e 170, duke na i treguar aftësitë e tij.

Ndërtimi i minareve në këtë qytet të vogël afër lumit Vrbas, ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi që kanë pritur për ndërtimin e një minareje gati se 35 vjet.

Në fillim të bisedës ai ka theksuar se sa shumë e dashuron punën e tij dhe se ndërtimi i minareve i jep një kënaqësi shumë të veçantë.

Duhet theksuar se në Bosnjë dhe Hercegovinë egzistojnë 6 ose 7 kompani që miren me ndërtimin e minareve.

Duke biseduar për atë se si ka ardhur puna që ky sot të miret me këtë punë, është përgjigjur duke thënë se asgjë nuk është e rastësishme.

“Sigurisht, që nuk kam menduar kurrë se në unë do të mirem me këtë punë. E gjithë kjo është dëshirë e Zotit, fati e ka dashur që unë të kthehem në këtë drejtim dhe gjithçka ka ndodhur spontanisht”, ka thënë Ahmetoviç.

“Dikush është i paracaktuar t’i mësojë fëmijët, dikush të mësojë shkencë, neve na u është paracaktuar që me ndërtimin e këtyre, të kontribojmë në përhapjen e bashkësive islame, dhe kjo është gjithçka positive kur bëhet fjalë për ndërtime me interesa të përgjithshme dhe shumë të rëndësishme.

Minarja më e gjatë është 52 metra

Ahmetoviç minarën e parë e ka ndërtuar fiks para 15 viteve, në vitin 2002 në Boljkovac, që gjendet në afërsi të Gornjeg Vakufa, dhe për këtë ka thënë se është më e pëlqyera dhe më përzemërta, sepse aty ka investuar gjithë diturinë, aftësinë dhe përvojën.

Ai ka shtuar se rëndësi për atë kanë të gjitha objektet që ai i ndërton, por vendin e minares së parë nuk mund t’ia zë asnjëra.

Ai ka treguar se minarja më e gjatë që ai ka ndërtuar ka 52 metra dhe është minajra e xhamisë në çarshinë e Novi Travnik.

Gjithashtu ka treguar se stili oriental atë e tërheq më shumë, dhe se të gjitha minaret që ky i ka ndërtuar kanë nga një pjese të tij ose një detaj të vogël.

“Secila minare dallon nga tjetra, nuk mundeni t’i gjeni dy njësoj sepse vet nuk i bëj kurrë të njejta, në përjashtim të rasteve kur projekti i kërkon dy minare identike”, ka shtuar Ahmetoviç.

“Nuk ka vend në Bosnjë që nuk kam qenë, më duket se edhe nuk ka vend në Bosnjë që nuk kam ndërtuar. Kemi punuar edhe në Mal të Zi, ku kemi ndërtuar por edhe renovuar shumë minare, gjithashtu na kanë ftuar që të ndërtojmë minare edhe në Suedi”, ka thënë ai.

Në pyetjen se si ndihet ai kur të përfundon ndërtimin e një minareje, ai ka thënë se ndihet njëlloj si një futbollist pasi që jep gol.

“Për mua është një kënaqësi e madhe. Në secilën minaret që kam punuar kam lënë diçka timen aty. Përveq asaj shpirtërores, te ndërtimi i çdo minareje, në i mbulojmë 10% të shpenzimeve”, ka vazhduar Ramizi.

Në fund ka shtuar se si nihet ai kur kalon rreth vendeve ku ai i ka ndërtuar minaret.

“Kjo rrugë rreth punës time, më fal një emocion të fuqishëm dhe të papërshkrueshëm. Kur vjen në një vend dhe njërësit edhe pas 15 viteve të njohin, është kënaqësi që nuk mundem ta them me fjalë. Po të mos ishte kjo një kënaqësi, nuk do ta kisha punuar për kaq gjatë kohë këtë punë”, ka perfunduar Ahmetoviçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë