Loading…
Tërbohen mediet maqedonase, e quajnë skandaloze mesazhin e shfaqjes për një Shqipëri të Madhe
  • 09/09/2017 | 12:33

...

Mediet e Maqedonisë e kanë vlerësuar si një skandal të madh shfaqjen “Eshtrat që vijnë vonë”, në festivalin  “Risto Shishkov”, duke  kujtuar se kjo shfaqje është përcjellë edhe nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pikërisht në ditën e pavarësisë së Maqedonisë.


“Fillim skandaloz i festivalit “Risto Shishkov”, në Strumicë të Maqedonisë, që është hapur zyrtarisht në mbrëmjen e së premtes, ku ky festival është hapur me shfaqjen nga Kosova, të cilët kanë shpërfaqë idenë e Shqipërisë së Madhe, nëpërmjet shfaqjes “Eshtrat që vijnë vonë””, kështu shkruajnë mediet maqedonase.

“Dhe gjithcka do të ishte në rregull, nëse trupa nga Kosova nuk do të fuqizonte idenë e Shqipërisë së Madhe, e cila mbulon edhe territorin e Maqedonisë”, shkruan Kurir.

Poashtu Kurir ka shkruar se pikërisht nga këto provokime etnike dhe nacionaliste, në mënyrë demostrative salla e teatrit është zbrazur, kurse po sipas këtij mediumi, kryeministri Zaev dhe kryetari i Komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov kishin qëndruar deri në fund.

“Eshtrat që vijnë vonë” nga Teki Dervishi e me regji të Martin Kočovski trajton fatin e individëve me identitet të humbur. Raportet mes njeriut i cili për pushtet ka humbur identitetin dhe atij që përpiqet ta ruaj duke e sfiduar presionin dhe realitetin Orwellian në të cilin është futur domosdoshmërisht.

Në këtë dramë luajnë: Astrit Kabashi, Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Shkelzen Veseli, Lumnie Sopi, Arta Selimi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku dhe Bujar Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë