Loading…
Ish-menaxheri ia kujton Mozikut fillimin në karrierë: Nga lloçi të bëmë diamant
  • 11/01/2018 | 22:01

...

Pas largimit nga komapnia On Records e reperëve Getinjo dhe Mozzik, nuk janë ndalë akuzat mes palëve.


Fillimisht reperët bënë me dije arsyen e largimit, duke theksuar se izolimi nga kolegët dhe mosmirnjohja e respketi nga kompania i shtynë ata të largohen, kështu të paktën u arsyetua Mozzik, por edhe Mehmet Elshani iu kundërpërgjigj disa herë, madje edhe duke ua bërë me dije se do t’i ndjekë edhe përmes ligjit, shkruan Gazeta Metro

Mirëpo, jo rrallëherë Mozzik dhe Getinjo nëpër intervista të ndryshme  kanë thënë se ua kanë borgj suksesin e tyre pikërisht kësaj kompanie, duke i qujatur shumë herë si mësues të tyre. Ishte vetë Mozzik që dikur kishte thënë se vetëm me 2 euro kishe shkuar në studio dhe On Records ia kishin hapur derën, kur të gjithë ua kishin mbyllur, por së fundi shumë gjëra u mohuan, mirëpo video-incizimet janë nëpër kanale të ndryshme dhe ish-menaxheri i tyre Elashni, ka publikuar një të tillë ku Mozzik thekson se nga balta ata e bënë diamant.

Për më shumë ndiqeni videon kur Mozzik thotë fjalë të mëdha për kompaninë që e braktisi:
/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë