Loading…
Pas takimit 24 orësh, arrihet marrëveshja për koalicionin e madh në Gjermani
  • 12/01/2018 | 10:03

...

Pas një takimi maratonik prej gati 24 orësh u kutmua vendimi për marrëveshjen. Kancelarja Merkel mbetet në këtë post.Liderët e partive të Unionit CDU/CSU Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe ai i socialdemokratëve Martin Schulz, siç njoftojnë agjencitë gjermane të lajmeve, kanë arritur marrëveshje gjatë një takimi prej gati 24 orësh, që të vazhdojnë koalicionin e madh në Gjermani.


Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, i cili është dakorduar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë, thotë qarqet e afërta me negociatorët. Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin gjatë ditës këtë marrëveshje para gazetarëve, transmeton dw.

Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave.

Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tendosje për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat… por thuhet se ato janë harmonizuar.Gjatë ditës do të dihet më shumë për marrëveshjet e arritura. Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të futen në koalicion.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë