Loading…
Patriarku Irinej: Kisha Serbe është unike për çështjen e Kosovës
  • 13/01/2018 | 10:24

...

Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi për Kosovën.


“Është i njohur qëndrimi i Kishës për vendin tonë të shenjtë dhe fuqimisht besoj se për këtë çështje nuk do të ketë mospajtime”,  tha patriarku Irinej,  i cili në këtë mënyrë ka hedhur poshtë spekulimet e disa mediave në lidhje me ndarjet në Kishën Ortofokse Serbe, të nxitura nga mitropoliti Amfilohije.

Siç shkruan “Novosti”, Patriarku nuk deshi të lëshohet në interpretimin e thashethemeve, duke qene  kategorik në qëndrimin se për popullin serb si tërësi, është i domosdoshëm uniteti në të gjitha fushat, jo vetëm në zgjidhjen e problemit të ndërlikuar të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Gazeta serbe shkruan se disa media ditëve të fundit kanë spekuluar se, gjoja disa peshkopë fshehurazi u përpoqën për të mbledhur nënshkrime për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm Kishës Ortodokse Serbe, në të cilin do të ballafaqoheshin qëndrimet lidhur me propozimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, për të cilën tash disa muaj në institucionet nacionale dhe të gjitha qarqet e shoqërisë serbe po zhvillohet dialogu i hapur.

Mitropoliti  Amfilohije kishte thënë se frikësohet që “politika e presidentit Vuçiq po çonte drejt dorëzimit të Kosovës dhe Metohisë”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Patriarku Irinej vlerësoi se Aleksandar Vuçiq “po lufton si luani për tokën tonë të shenjtë”.

Sipas gazetës, këto dy qëndrime kontradiktore kishin shërbyer si shpërndarjen e thashethemeve për qëndrime kontardiktore brenda Kishës Ortodokse Serbe, lidhur me çështjen e Kosovës.

Patriarku Irinej: Serbët ta falënderojnë Zotin që ua dha luanin Vucicin që lufton për Kosovën

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë