Loading…
“Sputniku” rus ‘flet shqip’: Mirë se vini në Maqedoni
  • 13/01/2018 | 08:18

...

Ligjin për dygjuhësinë sipas të cilit gjuha shqipe dhe maqedonase janë të barabarta nuk mund ta parandalojë presidenti i Maqedonisë, edhe pse ky ligj është shkak i të ashtuquajturës fazë e federalizmit të Maqedonisë.


Kështu shkruan portali shtetëror rus “Sputnik” i cili transmeton lajme për Ballkanin nga zyra në Beograd dhe atë në gjuhën serbe.

“Ovo je samo početak: Dobro došli u Makedoniju — Mirë se vini në Maqedoni”, është titulli i këtij tekstit, duke bërë kështu që për herë të parë një media shtetërore ruse “të flas edhe shqip”.

Teksti me autore Brankica Ristiq, e cila shkruan në emër të kolegjiumit redaksional të “Sputnik”, po ashtu merret edhe me emrin e Maqedonisë, një çështje e pazgjidhur me Greqinë fqinje.

“Emri i ri për këtë shtet ndoshta do të ndodh qysh në muajin shkurt, ndërsa thirrja për anëtarësim në NATO në verë”, shkruan e ‘shqetësuar Ristiq, marrë parasysh se Rusia angazhohet fuqishëm për parandalimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO.

Gjuha shqipe zyrtarizohet në Maqedoni, Rama: Arritje historike

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë