Loading…
Huawei ‘thumbon’ Apple: Faleminderit që nuk keni sjellë risi
  • 13/09/2018 | 11:12

...

Apple njoftoi më në fund iPhone-ët e ri dhe Apple Watch. Ndërsa nuk ka dyshime se disa konsumatorë janë shumë të ngazëllyer për produktet e reja, duket se Huawei është duke u përpjekur të largoj vëmendjen nga Apple duke hedhur disa goditje të vogla, njofton Neowin.


Firma nuk e përmendi kompaninë drejtpërsëdrejti por postoi një klip të shkurtër në Twitter që synon qartë Apple, duke falënderuar firmën për “mbajtjen e gjërave njejtë”. Me fjalë të tjera, firma kineze po ngacmon Apple për mos sjelljen e risive në telefonat e ri, transmeton Telegrafi.

Huawei është, natyrisht, duke u përpjekur të ngjall interes për ngjarjen e tyre të ardhshme që do të zhvillohet në Londër më 16 tetor. Kompania do të njoftojë serinë Mate 20 që ka të ngjarë të përfshijë procesorin e fundit 7nm Kirin 980 SoC së bashku me një dual Neural Processing Unit.

Pavarësisht nga fakti se Huawei po argëtohet në këtë moment, kompania nuk ka pasur një vit me sukses marramendës kur është fjala për arritjen e qëllimit të hyrjes në tregun e SHBA-së. Firma u refuzua nga dy operator të mëdhenj amerikan dhe pas shumë përpjekjesh, u detyrua të tërhiqej.

Ndërkohë që mund të ketë hequr dorë nga planet për në SHBA tani për tani, do të jetë interesante të shohim se si kompania mund t’i kthejë gjërat në vitet e ardhshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë