Loading…
Huliganët rusë në aksion, pamje nga përleshjet djeshme të tifozëve të Spartak Moskës me Policinë (Video)
  • 14/09/2017 | 08:49

...

 

Tifozët e skuadrës ruse, Spartak Moska, kanë shkaktuar incidente të shumta në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Mariborit që u zhvillua të mërkurën mbrëma, transmeton Gazeta Metro.


Gjyqtari turk, Deniz Aytekin, ishte duke pritur për ta nisur pjesën e dytë, kur dikush nga tifozët hodhi një mjet piroteknik duke rrezikuar sigurinë fizike të tij. Tifozët rusë shkaktuan telashe të shumta edhe para ndeshjes, duke u përleshur me Policinë.

Klubi mund të dënohet rëndë nga UEFA, gjë që kishte ndodhur edhe më parë. Spartaku do të ndeshet me Liverpoolin më vonë gjatë garës në Champions, ndeshje ku pritet të ketë probleme të shumta për shkak të ashpërsisë të të dyja grupeve të tifozëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë