Loading…
Humb unazën në kopsht, e gjen në një karotë pas 12 vitesh
  • 19/08/2018 | 09:05

...

Një unazë ari që ishte humbur në një kopsht perimesh 12 vjet më parë është gjetur e kapur në një karotë.


Lin Keitch, 69 vjeç, nga Monkton Heathfield pranë Taunton, Somerset, e vuri re unazën duke larë perimet e saj në shtëpi.

Ishte një dhuratë për ditëlindjen e 40-të nga burri i saj Dave, dhe ishte humbur nga vajza e tyre.

Çifti beson se karrota u rrit përmes unazës. Zonja Keitch tha se ishte një zbulim si “shansi në një milion”.

“Dave nxori karrotat dhe i la jashtë derës së pasme,” tha ajo.

“I preva zarzavatet dhe i pastrova ato, dhe unë mendova, ‘çfarë është kjo?’ Mrekulli, është unaza ime”.

Ajo njohu unazën e saj menjëherë edhe pse ishte mbuluar nga dheu.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë