Loading…
Humbin 96 piktura të shtetit shqiptar
  • 05/09/2017 | 12:00

...

96 piktura mungojnë në fondin e pasurisë kombëtare në galerinë e arteve.


Report Tv ka siguruar një listë të institucioneve të cilat nuk kanë kthyer pikturat pranë Galerisë kombëtare, piktura të cilat i kishin marrë në përdorim për ekspozim.

Mes këtyre institucioneve është Kryeministria, Ministria e Jashtme e Arsimit dhe deri tek ish-Kombinati i autotraktorëve “Enver Hoxha” apo Qendra Ndërkombëtare e Kulturës.

Sipas Galerisë humbja e këtyre pikturave është dokumentuar në nëntor të vitit 2015, po prej asaj kohe asnjë e tillë nuk është kthyer pranë këtij institucioni.

Ajo çka mbetet mister me humbjen e kësaj pasurie kombëtare, është se çfarë vlere kanë këto piktura, kush janë autorët e tyre dhe si është e mundur që në institucione shtetërore të humbin pasuri kombëtare.

Report Tv është interesuar dhe pranë Prokurorisë së Tiranës ku galeria deklaron se ka bërë kallëzim, por nga ky hetim nuk ka asnjë përgjegjës.

“Në nëntor të vitit 2015, (kur përfundoi proçesi i kthimit të veprave të GKA, të cilat ishin shpërndarë në disa institucione kombëtare me qëllim ekspozimin ne mjediset e tyre) nga dokumentacioni përkatës, rezultoi se mungonin dhe figuronin te humbra 96 vepra arti”, thuhet në përgjigjen e Galerisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë