Loading…
Humbja e nënës ndikoi edhe në shëndetin e tij, por ky djalë merr një vendim të rëndësishëm
  • 14/11/2017 | 22:44

...

Për 27-vjeçarin britanik Tom Fraser, ka qenë gjithnjë një ëndërr për t’u bërë një kampion i sportit të mundjes.


Që fëmijë kishte nisur të kultivonte pasionin për të luftuar, por ishte i bindur se qe e mjaftueshme për të qenë i rëndë në peshë.

Kështu filloi të shëndoshej dhe të stërvitej. Pastaj papritur mëson lajmin e tmerrshëm: mamaja e tij ishte e sëmurë me kancer. Për dy vjet, së bashku me vëllain, i qëndroi te koka deri sa ajo vdiq në vitin 2014.

Gjatë kësaj kohe nisi një periudhë jo e mirë për të, duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi. Tom i kishte kaluar 190 kg. Një mik i tij, një ditë i tha: “Të dua shumë, por shpresoj të mos mbaj arkivolin tënd në krah”.

Një frazë që e rizgjoi. Tom rinisi stërvitjet dhe në dy vjet humbi 100 kg, duke rifilluar ëndrrën për t’u bërë një luftëtar ‘wrestling’-u.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë