Loading…
Hungaria bën thirrje që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit në BE dhe NATO
  • 12/10/2017 | 11:18

...

Hungaria dëshiron që Bashkimi Evropian ta përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si dhe që NATO të përfshijë këto shtete në Aleancë, ka deklaruar dje shefi i diplomacisë hungareze Peter Szijjarto, përcjell Gazeta Metro.


“Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është garanci e sigurisë. Ballkani jostabil dhe i tensionuar është rrezik për gjithë Evropën… Në raport me këtë ne kemi kërkesa”, ka thënë Szijjarto në konferencë me gazetarë në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarët e shteteve të Evropës Qendrore dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Reuters.

Szijjarto ka theksuar se fillimi i negociatave për anëtarësim të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të fillojë më së voni në tremujorin e parë të vitit 2018.

BE gjithashtu duhet t’i ofrojë Kosovës dhe BeH “caqet realiste dhe të realizueshme të integrimit dhe oraret kohore”, ndërsa në takimin e ministrave të jashtëm në NATO në dhjetor, kjo Aleancë duhet të vendosë të fillojë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë dhe ta aktivizojë planin aksional për anëtarësimin e BeH, transmeton gazetametro.net.

Ai ka theksuar se për shkak rrezikut nga jostabiliteti i rajonit të Evropës Juglindore është e pamundur mbrojtja nga vala e re e imigrimit.

“Nëse do të vijë deri te vala e re e imigrimit, vetëm Ballkani Perëndimor i fortë dhe stabil do të mund ta ndalë. BE nuk ka strategji në raport me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Szijjarto, ndërsa ministrat dhe diplomatët tjerë të pranishëm u pajtuan me këtë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë