Ka reaguar njëri prej 12 të akuzuarëve për fryrjen e listës së veteranëve në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, Xhavit Jashari.
Për T7, Jashari ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është qesharake dhe lojë politike, shkruan gazetametro.net
“Përmes mediave jam njoftuar që Prokuroria ka ngrit një aktakuzë, është aktakuzë qesharake nuk di me cka e fakton prokuroria këtë aktakuzë. Është përfshirë emri im kur dihet që unë nuk jam marrë me verifikimin e statusit të veteranëve.
Kjo aktakuzë është qesharake sepse përfshihet emri im, kur nuk kam bë verifikimin e veteranëve kam qenë anëtar i komisionit ku kam pa si duket cerifikata e dëshmorit, invalidëve dhe veteranit. Gjithçka që kam dhënë si kontribut qoftë pro ose kundër procesit asnjë pikë e asnjë presje nuk e hjeku dhe jam në gjendje të përgjigjem për këtë proces, inkurajoj drejtësinë t’i shkoj deri në fund”, tha Jashari në T7
Ai thotë se politika është e përfshirë në lista.
“Përshirje të politikës ka, ka pas marrëveshje politike, unë prap po them që nuk jam marrë me lista e me veteranë, jam përfaqësues i familjeve të dëshmorëve. Verifikimin e kan kry komandantët e zonave, kompanive dhe shtabeve lokale.
Ka lojëra politike për shkak të situatave që janë kriju”, tha Jashari. /gazetametro.net