Loading…
I akuzuari qëllohet për vdekje në sallën e gjyqit, pasi sulmoi dëshmitarin |VIDEO
  • 13/03/2018 | 13:51

...

Një i pandehur ka sulmuar në sallën e gjyqit dëshmitarin me një stilolaps. Ai arrin që të largohet dhe të futet në një cep të sallës së gjyqit për të shmangur agresorin Siale Angilau. Për fat të mirë dëshmitari nuk u dëmtua.


Ngjarja ka ndodhur më 21 prill 2014 por videon është publikuar vetëm tani për të hedhur dritë mbi ngjarjen, pasi familja e 25-vjeçarit kërkon drejtësi. I gjithë incidenti zgjat rreth 24 sekonda.

Në video shihet një zëvendës marshall në SHBA, i identifikuar si Jane Doe, që merr armën nga brezi dhe hap zjarr ndaj 25 vjeçarit duke e lënë të vdekur.

Video tregon anëtarin e një bande kriminale që ngrihet papritmas nga vendi ku ishte ulur, merr një stilolaps dhe vrapon drejt dëshmitarit për ta vrarë.

Nga ana tjetër familja e 25 vjeçarit ka hedhur në gjyq marshallin për përdorim force të tepruar.

Sipas tyre nuk ishte e nevojshme që ta vrisnin për shkak se në momentin që u qëllua dëshmitari ishte larguar dhe nuk kishte rrezik për të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë