Emisioni satirik ‘Krejt n’rrs’ me autorë Dardan Haskun dhe Endrit Gashin, ka intervistuar një qytetar në sheshin e Prishtinës, të cilin e ka pyetur për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dhe përgjigjet e tij kanë zbuluar edhe një opinionit të ri i cili mund të konkurrojë pjesëmarrësit e debateve në TV’të tona.
Ai tha se vjen nga komuna e Ferizajt, dhe nuk e dinte se ishte duke folur në një emision satirik. Por, në fund pat frikë se nuk do t’i publikohet intervista.
Edhe pse kritikoi presidentin Thaçi, duket se ja kishte frikën atij, pasi tha se nuk ishte i sigurt nëse televizioni do të guxonte që ta publikojë intervistën e tij. /gazetametro.net