Loading…
I ati i ministrit të brendshëm serb akuzohet për tregti me armë
  • 14/09/2018 | 11:00

...

Armët i shiten Arabisë Sauditë, por nëpërmjet kanaleve ilegale përfundojnë në fushëbetejat e Jemenit e të Sirisë, ka thënë opozitari serb Vuk Jeremic

Kryetari i Partisë popullore të Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar se Branko Stefanovic, baba i ministrit të punëve të brendshme Nebojsa Stefanovic, ka lidhje të afërta me një tregtar armësh, i cili në shitjen e armëve Arabisë Saudite fiton me dhjetra miliona dollarë, ndërsa këto armë nëpërmjet kanaleve ilegale përfundojnë në fushëbetejat e Jemenit e të Sirisë, transmeton gazetametro.ney.

“Në 20 muajt e fundit nga Serbia në Arabinë Saudite janë eksportuar armë në vlerë prej 220 milionë dollarësh. Njëri prej firmave më të mëdha e cila merret me këtë është GIM, në pronësi të Goran Todorovicit, njeriut i cili në punët e tregtisë me armë është bashkë me Branko Stefanovicin, babanë e Nebojsa Stefanovicit. Ata dy kanë themeluar edhe firmën ‘United BG’, që është konfidenciale në APR”, i ka thënë Jeremici televizionit serb Nasa, transmeton gazetametro.net.

Jeremici sipas “Danas”-it beogradas ka thënë se firma GIM, në të cilën punojnë vetëm katër të punësuar, në këtë priudhë ka eksportuar në Arabinë Saudite armë në vlerë prej 67 milionë dollarës, deri sa ndërmarrja shtetërore SDPR në Arabi ka eksportuar armë në vlerë vetëm 14,5 milionë dollarë.

Ai ka pyetur se a është normale që babai i ministrit të policisë të bashkëpunojë ngushtë me tregtarët e armëve, të cilëve u janë të domosdoshme lejet për eksport të Ministrisë së punëve të brendshme, përkatësisht djali i tij./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 25/09/2018 | 07:23
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë