Loading…
I cilësuar si një ndër hyrjet më të mira të filmave evropian, shfaqet filmi i parë shqiptarë me një histori homoseksualësh 
  • 02/02/2018 | 18:53

...

Jo vetëm nëpër botë, por edhe në Shqipëri, si kurrë më parë shfaqet  në kinema filmi i parë shqiptar me një histori homoseksualësh.


Mesa duket ia paska dalë mirë edhe në tregun ndërkombëtar, pasi është cilësuar si një ndër hyrjet më të mira të filmave europian.

Bëhet fjalë për filmin “Martesa”, i cili ka nisur transmetimin që nga dita e djeshme në kinematë e Kosovës.

Bekimi dhe Anita po martohen, por ajo nuk e di se ai është ende i dashuruar në shokun e tij më të ngushtë, Nolin. Me dy fitore si “FIPRESCI Prize” dhe “Special Jury Prize” dhe një nominim si “Filmi më i mirë i gjatë” në Tallinn Black Nights Film Festival. Regjia nga Blerta Zeqiri, ndërsa në rolet kryesore janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi, Genc Salihu.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë