Loading…
I dehur në autostradë, 160 km në këmbë deri në shtëpi (Video)
  • Jan 9, 2017 | 18:13

...

Një shofer i makinës ka mbetur i shokuar kur përgjatë autostradës M1 në Milton Keynes të Anglisë, ka takuar një njeri të panjohur që ecte gjatë autostradës.


Shoferi i quajtur Jase Critchley, inxhinier, e ka ndaluar dhe e ka pyetur burrin e dehur që këndonte në mes të rrugës, se ku po shkonte, raporton GetBucks.co.uk, transmeton gazetametro.net.

Kur ka kuptuar se i dehuri është nisur për në shtëpinë që ndodhet në Sheffield, që i bie të jetë 160 kilometra larg nga aty, i ka kërkuar të ndalet dhe e kishte telefonuar menjëherë policinë.

“Ai ishte i dehur dhe nuk dinte asgjë për vete, megjithëse ishte në disponim të mirë. I kërkova të mos ecte në atë formë, sepse ishte e rrezikshme. Ai u bind”, ka thënë Critchley lidhur me rastin.

Pasi që burri i dehur nuk ishte i dhunshëm, policët i kërkuan shoferit që ta dërgonte në shtëpi të dehurin, pasiqë ishin në detyrë në terren./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë