Loading…
I dërgoi ftesë për dasmë Michelle dhe Barack Obama’s, u befasua me përgjigjen (Foto)
  • 07/08/2017 | 18:33

...

Liz Whilow i ka dërguar ftesë për dasmë e saj Barack dhe Michelle Obama. Ajo ka marrë një përgjigje shumë të lezetshme nga ata dy. 


Është e vështirë të mos pajtoheni se Barack Obama dhe Michelle Obama ishin më ‘cool’ dhe mu për këtë arsye njerëzit ende vazhdojnë të e shfaqin dashurinë dhe respektin për ta.

Për të shprehur admirimin e saj për të dy, një grua i ka dërguar ftesën e saj për dasmë, transmeton gazetametro.net

Ajo kohën e fundit ka pranuar një letër në kutinë postare. Ishte përgjigja e shkruar nga shkruar Michelle dhe Barack Obama.

Vajza e saj e ka postuar në Twitter letrën që e ka marrë nëna e sajë, ku mbi të ka shkruar: “Mami im i ka dërguar ftesë për martesën e saj të dytë Barack dhe Michell Obama. Po më vjen të bërtas”.

Në letrën e Barack dhe Michalle Obama shkruante:

“Shumë urime për dasmën tuaj. Shpresojmë që martesa juaj të bekohet me dashuri, lumturi dhe që lidhja juaj të jetë më e fortë çdo vit që kaloni bashkë. Ky rast shënon fillimin e një partneriteti të përjetshëm dhe përderisa e keni nisur këtë udhëtim, dijeni se do të keni shumë të mira në çdo gëzim dhe aventurë që shtrihet para jush”, kanë përmbyllur letrën me nënshkrimin e tyre.

Ndërsa në një bisedë në WhatsApp me nënën e  saj, e bija është tallur me Trump. E nëna e ka gati përgjiegjen briliante: “ Nuk i kam dërguar një ftesë Trumpit”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë