Loading…
I fitoi 90 milionë euro në lotari, por nuk po lajmërohet fituesi: Fishekzjarre për t’a gjetur
  • 23/02/2018 | 16:10

...

Lotaria kombëtare e Finlandës Veikkaus ka njoftuar se ftuesin fatlum të xhiros së nëntë Euro-jackpot prej 90 milionë eurosh ende e pret çmimi që është më i madhi i fituar ndonjëherë në histori të këtij shteti, përcjellë GazetaMetro.net


Tiketa fituese ishte blerë në supermarketin Prisma të qytetit Loimma, që ka 16 mijë banorë. Në tiketë është zgjedhur mundësia e ‘lojës së përbashkët’ që u mundëson disa personave të luajnë një biletë të përbashkët.

Kjo nënkupton se fitues mund të jenë disa persona.

Me qenë se fituesi apo fituesit fatlum nuk kishin treguar kartelën e ‘klientit besnik’ të lotarisë, identiteti i tyre nuk dihet.

“Nëse lojtarët do të ishin anëtarë të programit tonë të klientëve besnikë, fitimi do i ndahej në llogarinë e regjistruar”, thuhet në njoftimin e lotarisë.

Fituesi apo fituesit kanë afat një vit për të tërhequr shumën e fituar vetëm duke e treguar tiketën në fjalë, në selinë e lotarisë në kryeqytetin Helsinki.

Kjo ishte hera e 14 që dikush nga Finalnda e fiton çmimin kryesor të kësaj lotarie, por çmimi më i madh i fituar ndonjëherë.

Andaj, fundjavën e ardhshme Veikkaus do të organizojë një ceremoni të hedhjes së fishekzjarrëve në qytetin Liomma, me shpresën se do të tërheqë vëmendjen e ‘fituesit të fjetur’ të cilin e presin miliona euro.

“Shpresojmë që fishekzjarret do të zgjojnë fituesit dhe se ata do të lajmërohen, në mënyrë që të gjithë së bashku të pimë kafenë tradicionale me të gjithë fituesit e tjerë. Është e ditur se finandezët pinë më së shumti kafe në botë”, kanë prosositur nga lotaria e Finalndës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë