Loading…
I ftohti, 5 këshilla të dobishme për ta shmangur
  • 11/10/2018 | 13:41

...

Po ju japim disa këshilla të vogla dhe praktike që të mos e nisni këtë sezon duke teshtirë.


Këtu jemi: tani jemi në vjeshtë dhe temperaturat, veçanërisht në orët e hershme të ditës dhe në mbrëmje, bëhen shumë më të ashpra. Ekskursioni termik është i lartë dhe kështu, kur dalim në mëngjes për të shkuar në punë ose në shkollë ne pothuajse dukemi si eskimezë, ndërsa gjatë orëve më të nxehta të ditës mund të dalim edhe me T-shirt. Dhe pikërisht këtu evidentohet rreziku i të ftohtit: sepse mund të bëheni viktimë e ajrit të akullt. Sidoqoftë, ne mund të përpiqemi të mbrojmë veten nga të ftohtit në qoftë se ndjekim disa sugjerime të vogla.

Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë: aktiviteti fizik është thelbësor për mirëqenien tonë. Ju nuk keni nevojë të kaloni orë në palestër, por mjafton edhe një shëtitje në ajër të hapur për rreth tridhjetë minuta në ditë. Ushtrimi riaktivizon qarkullimin e gjakut, duke rritur funksionin imun.

Lani duart: sa herë e kemi dëgjuar të thuhet dhe sa herë u kemi thënë fëmijëve tanë? Higjiena e duarve është thelbësore dhe është një zakon i mirë për të shmangur infeksionet: mos u ulni kurrë në tryezë, mos prekni fytyrën tuaj me duar të pista. Në treg ekzistojnë shumë produkte që mund të sterilizojnë duart duke larguar bakteret dhe viruset e duarve: kështu që duhet t’i mësojmë t’i përdorim ato në duart tona kur jemi larg shtëpisë.

Merreni lehtë: stresi është një nga armiqtë tanë më të këqij dhe duhet të mbahet sa më larg që të jetë e mundur. Stresi në fakt dobëson mbrojtjen e trupit tonë për shkak të çlirimit të kortizolit, hormon që gjithashtu redukton sistemin imunitar. Një jetë shumë e ethshme është patjetër një armik i shëndetit tonë, ngadalësimi i ritmit duhet të jetë një domosdoshmëri.

Në krahët e Morpheus: një gjumë i mirë qetësues është ilaçi më i mirë për të mos u sëmurur. Shtatë apo tetë orë duhet të jenë të mjaftueshme për të rimbushur bateritë dhe për të na dhënë energjinë e duhur për t’u përballur me ditën dhe botën e jashtme. Mungesa e gjumit, sidomos nëse është kronike, sjell me vete uljen serioze të sistemit imunitar, kështu që duhet ta bëjmë të plotë gjumin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë