Loading…
I ka përcjellë udhëzimet e navigacionit: Por shihni ku ka përfunduar kjo maune (VIDEO)
  • 08/11/2018 | 22:03

...

Rruga po bëhej gjithnjë e më e ngushtë dhe e pjerrët. Por, shoferi 52-vjeçar i maunes nuk po shqetësohej. GPS-ja po i tregonte se është në rrugë të duhur.

Gabim i madh. Jo vetëm që nuk ishte në rrugë të drejtë, por ai ka ngecur në pyll. Më parë, duke përcjellë udhëzimet e navigacionit, i ka injoruar tri shenja të ndalimit të vozitjes në rrugën malore në parkun kombëtar Kalkalpen (Austri).

Më në fund, në rajonin Shtrajeska s’kish ku të shkonte më tutje. Mauneja fillon të rrëshqasë në humnerë.

Pati fat, punëtori i parkut kombëtar e vërejti shoferin e humbur dhe i njoftoi shërbimet përkatëse, transmeton gazetametro.net

Mediet bëjnë të ditur se në aksionin e tërheqjes morën pjesë shumë njësi të zjarrfikësve e të shpëtimit, dhe me ndihëm e vinçit mauneja u nxorr në vend të sigurt. Dhe e tëra për shkak të GSP-së…/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë