Loading…
I ndau trupin më dysh tregtarit, lihet i lirë deputeti: I vëllai i viktimës bën deklaratën “bombë” , ja ç ‘thotë
  • 13/08/2017 | 11:35

...

Deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi ditën e djeshme me makinën e tij tip “Benz” ngjyrë të zi me targa AA002 CY në aksin Tiranë- Durrës një 54-vjeçar.


Tregtari nga Kashari i quajtur Seit Sorra u masakrua nga përplasja dhe këmbët e tij u ndanë nga trupi në mes të autostradës. Rakipi është liruar me urdhër të Prokurorisë dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë.

Ndonëse u largua nga vendngjarja, deputeti u vetëdorëzua në polici. Familja e tij e ka mësuar lajmin nga mediat dhe ata thonë se vetëm pasi kanë marrë trupin nga morgu u është kërkuar një version mbi ngjarjen. Disa të afërm të viktimës kanë qenë prezentë në vendngjarje. Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim.

Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, -ka thënë vëllai i viktimës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë