Loading…
I nxehti korean detyron Kim Jongun të ndryshon ‘uniformën’ |FOTO
  • 10/08/2018 | 23:41

...

Udhëheqësi i Koresë së Veriut është fotografuar në një stil më të relaksuar, ndërkohë që një valë e pazakontë të nxehti ka përfshirë vendin e tij.


Temperaturat arritën në 37.8 gradë Celsius në Korenë e Veriut këtë javë, e Kim Jong-un ka zgjedhur në këto ditë të nxehta të vizitojë një fabrikë të trajtimit të peshkut, e për këtë rast kishte veshur një bluzë të bardhë, madje me kopsa të zbërthyera, ndërkohë që bashkëshortja e tij mbante xhaketën.

Ky stil është dukshëm i ndryshëm nga ai i zakonshmi, që ka trajtën e një uniforme.

Në fotot e shpërndara nga agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA, Kim shihet teksa inspekton disa produkte, përfshirë edhe rreth 30 lloje të ndryshme konservash peshku. Sipas medies shtetërore, Kim i cilësoi rezervat e peshkut si një pamje spektakolare.

Një raport i Kombeve të Bashkuara, vitin e kaluar, përllogariste se rreth 41 për qind e popullsisë së Koresë së Veriut është e kequshqyer.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë