Loading…
I pasur e me zemër të madhe: Miliarderi merr jahtin e tij superluksoz dhe ofron ndihma për të prekurit nga zjarri
  • 15/11/2018 | 09:33

...

Një miliarder në ShBA, i cili prodhon verë, ka ofruar ndihmë për  të prekurit nga zjarret e mëdha në Kaliforni.


Howard Leight, ka marrë jahtin e tij superluksoz, i cili kushton plot 25 milionë dollarë, dhe përmes tij ka transportuar ndihma ushqimore dhe gjëra  të tjera të nevojshme, për njerëzit të cilët kanë mbetur pa to pas zjarrit që përfshiu vendin gjatë javës së kaluar, transmeton gazetametro.net.

Pos kësaj, ai ka kërkuar ndihmë edhe nga të tjerët, përmes një ‘hashtag’ në rrjetet sociale me emrin #shpresëpërMalibu, duke kërkuar kështu të gjithë ata që ndodhën në atë zonë t’i bashkangjiten për ndihmë.

Ndryshe, zjarri që përfshiu Kaliforninë gjatë javës së kaluar, dhe po vazhdon ende, deri tani ka shkaktuar rreth 50 viktima dhe dëme të shumëta materiale./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë