Loading…
I quajti shqiptarët shitës akulloresh, komentatori kroat kërkon falje
  • 19/08/2017 | 14:09

...

Stjepan Balog, komentatori i televizionit kroati HRT, ka kërkuar falje publike pas fjalëve të thëna gjatë komentimit të ndeshjes Dinamo e Zagrebit- Skënderbeu, të vlefshme për Europa League.


Gjatë komentimit të ndeshjes, ai i ka cilësuar shqiptarët si shitës akulloresh, por pas publikimit të lajmit në media shqiptare, mesazhe të shumta nga qytetar shqiptar i janë drejtuar komentatorit, duke e “detyruar” atë të reagojë për ngjarjen.

Balog është shprehur se ai nuk i ka thënë ato fjalë në kuptimin e tyre të parë dhe se nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë popullin shqiptar.

“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar.

I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë. Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare.

Ju falënderoj për mirëkuptimin”, shkruan komentatori në një emali të dërguar skuadrës së Skënderbeut, të cilët e kanë postuar në faqen e tyre zyrtare të facebook-ut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë