Loading…
I riu paraqitet i gjallë papritur në varrimin e tij |FOTO
  • 23/06/2018 | 23:19

...

Një person nga një fshat në Paraguaj u kthye në shtëpi pas tri ditësh dhe pa që familja e tij po e varroste një trup për të cilin mendonin se ishte i tij, transmeton Gazeta Metro.

20 vjeçari Juan Ramon Alfonso Penayo ishte parë për herë të fundit të enjten teksa ishte larguar nga shtëpia ku banon me familje pranë kufirit me Brazilin.

Zona ku gjendet fshati gjithnjë ka telashe me banda kriminale që merren me drogë dhe kur djali nuk u kthye për disa ditë në shtëpi, familja erdhi në përfundimin që ai kishte hasur në telashe.

Kur policia e gjeti një trup të djegur, familja menjëherë mendoi që trupi ishte i djalit të tij që ishte larguar nga shtëpia më herët.

Me kthimin e tij shëndosh e mirë në shtëpi, trupi që po varrosej u kthye sërish në morg, ndërsa deri më tash askush nuk ka shkuar për ta marrë.

Ende nuk është e qartë se ku kishte qenë Penayo gjatë ditëve që nuk erdhi në shtëpi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë