Loading…
I shkoi plani keq: Vetë pronari i dyqanit besohet se është montuesi i eksplozivëve
  • 13/03/2018 | 09:36

...

Policia ka vënë në pranga shtetasin Gentian Hoxha në Tiranë, pronar i dyqanit ku ndodhi shpërthimi me eksploziv.


Sipas njoftimeve të fundit policia ka zbuluar elemente të dyshimta që e implikojnë këtë person i cili mbeti i plagosur dje ne prodhimin e lëndëve eksplozive.

Burime nga policia bëjnë me dije se grupi hetimor ka gjetur 3 detonatorë dhe është sekuestruar nje laptop dhe disa celularë që mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte si objekte shpërthimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, pranë Institutit të Higjenës në Tiranë, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit.

Ndërkohë që ai po montonte lëndët shpërthyese në celular, diçka ka shkuar keq. Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy.

Pas shpërthimit, policia ushtroi një aksion për kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjesëtarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë