Loading…
I shpërthen iPhone në dorë, evakuohet dyqani i Apple
  • 09/01/2018 | 17:47

...

Rreth 50 persona janë nxjerrë me shpejtësi nga një dyqan i autorizuar i kompanisë Apple në Cyrih të Zvicrës për shkak të shpërthimit të një baterie të një iPhone brenda dyqanit, incident që la të lënduar një punëtor të dyqanit, transmeton Gazeta Metro.

Siç njofton agjencia zvicerane e lajmeve ATS, përveç punëtorit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe shtatë persona të tjerë që kishin qenë klientë në lokal. Ata u transportuan në spital me probleme në frymëmarrje nga tymi që kaploi hapësirën.

Ende nuk janë qartësuar plotësisht arsyet e shpërthimit, por bëhet e ditur që ai ka ndodhur kur punëtori i lënduar po ia ndërronte baterinë një telefoni. Për këtë arsye, besohet që shkaktar i shpërthimit të ketë qenë bateria e tejnxehur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë