Loading…
I thanë se do vdiste, por ai mbushi 75 vjet
  • Jan 10, 2017 | 19:18

...

Stephen Hawking është një fizikant britanez , kozmolog, autor dhe Drejtor i Kërkimeve në Qendrën për Kozmologji teorike në Universitetin e Kembrixhit, i cili sot ka 75 vjet, por shumë vite më parë mjekët i kishin thënë se s’do të jetonte gjatë.


Kur ai ishte vetëm 21 vjeç, mjekët i kishin thënë atij se kishte dy deri në pesë vjet jetë për të jetuar, pasi ai u diagnostikua me sklerozë laterale amiotrofike (ALS). Mirëpo të dielën, fizikanti më i famshëm në botë ka festuar datëlindjen e tij të 75-të.

Sëmundja që ka ai është një sëmundje degjenerative progresive nervore, jongjitëse, që prekë këdo. Skleroza laterale amiotrofike është një sëmundje e pashërueshme, e cila karakterizohet nga shkatërrimi i ngadaltë, por i qëndrueshëm i neuroneve të palcës kurrizore.

Jeta e tij profesionale është shumë e njohur. Veprat e Hawking-ut shkencore përfshijnë një bashkëpunim me Roger Penrose në teorema gravitacionale, tipar i veçantë në kuadër të relativitetit të përgjithshëm dhe parashikimin teorik se vrimat e zeza emetojnë rrezatim, të quajtura rrezatime Hawking, sipas emrin të tij, transmeton gazetametro.net

Hawking ishte i pari që përcaktoi një teori të kozmologjisë e cila shpjegohet me një bashkim të teorisë së përgjithshme të relativitetit dhe mekanikës kuantike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë