Loading…
I thati në Shkodër nxjerr anijen mbi 200 vjet të vjetër (Foto)
  • 04/09/2017 | 21:43

...

Ulja e nivelit të liqenit të Shkodrës për shkak të thatësirës ka nxjerrë në sipërfaqe në një anije avullore, austro –hungareze, e cila mendohet se i përket shekullit të 19-të.


Mjeti i lundrimi është rreth 20 metra i gjatë dhe katër metra i gjerë, teksa pritet të vizitohet nga ekspertë të fushës për të mësuar më shumë detaje.

Struktura e anijes është thuajse e padëmtuar dhe pse ka më shumë së 100 vite që është nën pushtetin e ujit.

Në pjesën e poshtme të mjetit lundrues është i dëmtimi që anijes i ka shkaktuar një mjet shpërthyes që me siguri ka sjellë dhe mbytjen e anijes.

100 vite me parë Liqeni i Shkodrës ka qenë i lundrueshëm dhe për mjete me përmasa të mëdha.

Banorët e zonës kanë qenë në dijeni të mjetit lundrues, ndërsa janë shprehur se organet vendore duhet të gjejnë mënyrën për ta kthyer atë në një mjet atraktiv për turistët, shkruan Mappo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë