Në emisionin “n’Kosovë Show” një nga mysafirët ishte edhe ish-deputeti dhe ish-shefi i Grupit Parlametar të PDK-së, Adem Grabovci.
Gjatë kësaj interviste, Grabovci rrëfeu pjesë nga jeta e tij dhe karriera politike. Ndërsa ai pati një moment dobësie teksa foli për “Verrat e Llukës”, ku kishte marrë edhe vet ai pjesë në aksionin e Pajtimit të Gjaqeve.
Në minutën 31:00 mund të shihni se si atij i mbushen sytë me lotë, ndërsa prezantuesi detyrohet ta ndërprei emisionin për pak për t’ia sjellë një faculetë.