Foto: Ilustrim
Një person ka njoftuar Policinë në Pejë se në muajin mars të vitit 2015, pasi kishte blerë një parcelë toke nga një person i dyshuar, për të njëjtën kishte paguar të holla disa herë.
Po ashtu, në qershor-gusht të vitit 2017, ankuesi deklaroi se tre persona të panjohur e kanë futur në veturë e kanë kanosur, rrahur dhe me forcë i kanë marrë 5500 euro para të gatshme, dhe pastaj edhe duke e kanosur e kanë detyruar të paguajë dy herë nga 10.000 euro para të gatshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
http://gazetametro.org/ererat-e-forta-rrezojne-minaren-e-nje-xhamie-ne-decan/