Loading…
Ia kërkon ish-të dashurës 1200 euro për fotot intime, arrestohet gjilanasi
  • 21/09/2018 | 09:50

...

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F.F., pasi ka kërkuar 1 mijë e 200 euro nga ish-e dashura për të mos ia publikuar fotot intime në rrjetet sociale.

“Dyshohet që i lartcekuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, përmes telefonit ka shantazhuar ish të dashurën e tij – të dëmtuarën A.A, në atë mënyrë që nga e dëmtuara kërkon që t’ia sigurojë 1200 euro, ose në të kundërtën do t’ia publikonte fotografitë intime, në rrjete sociale dhe te familjarët e saj, me ç’rast me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Prokuroria, menjëherë pas njoftimit të këtij rastit nga Stacioni Policor në Gjilan, ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria ndaj të dyshuarit në Gjykatën kompetente në Gjilan, ka paraqitur aktvendimin mbi fillimin e hetimeve dhe kërkesën për caktimin e paraburgimit, pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, asgjësimit të provave, rreziku i ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë